Pioli zgjedh zëvendësuesin e Ibrës

Futboll

Pioli zgjedh zëvendësuesin e Ibrës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:43
Pioli zgjedh zëvendësuesin e Ibrës

Milan dhe Genoa kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që do të luhet në orën 12:30.

Asnjë surprizë për sa i takon Djallit, me Pioli-n që ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Rafael Leao-s pas skualifikimit të Ibrahimovic, ndërsa Mandzukic mbetet një zgjidhje nga stoli.

Rebic, Calhanoglu e Saelemaekers do të mbështesin portugezin, ndërsa mesfusha do të formohet nga dyshja Kessie-Bennacer. Tomori dhe Kjaer konfirmohen në qendër t ë mbrojtjes, Hernandez në të majtë dhe Kalulu në të djathtë.

Për sa i takon Genoa-s, trajneri Ballardini do t’ia besojë sulmin dyshes Destro-Scamacca. I pari ka qenë një ish-lojtar i kuqezinjve, ndërsa i dyti është një objektiv i milanezëve për merkaton e verës.

Formacionet zyrtare

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao.

GENOA (3-5-2): Perin; Goldaniga, Radovanovic, Masiello; Ghiglione, Strootman, Badelj, Zajc, Cassata; Scamacca, Destro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat