Portugezi kthehet shpejt

Futboll

Portugezi kthehet shpejt

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:35
Portugezi kthehet shpejt

Juventus do të luaj ditën e sotme në transfertë ndaj Atalantës. Një sfidë shumë e rëndësishme për bardhezinjtë të cilët pasi kanë dalë nga gara për kampionatin, tashmë nuk duhet të rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

Dy ekipet ndahen me vetëm një pikë në klasifikim, ndërsa torinezët kanë vuajtur gjithnjë në Bergamo.

Si për t’i shtuar edhe më shumë telashet trajnerit Andrea Pirlo, ka “menduar” Kristiano Ronaldo. Portugezi si pasojë e shqetësimeve fizike nuk mund të jetë i gatshëm për sot, ndaj nuk është grumbulluar fare, ndërsa në fushë do të jetë i sapokthyeri nga dëmtimi, Dibala.

Megjithatë, sa i takon pesë herë fituesit të Topit të Artë për fat të mirë nuk vuan ndonjë problem serioz. Ndaj, Ronaldo do të jetë në dispozicion prej ndeshjes së radhës, e cila është të mërkurën në shtëpi ndaj Parmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat