Vendosin Mbappe dhe Icardi për fitoren e PSG-së

Futboll

Vendosin Mbappe dhe Icardi për fitoren e PSG-së

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:11
Vendosin Mbappe dhe Icardi për fitoren e PSG-së

Paris Saint Germain përfiton maksimalisht nga hapi fals i Lille ndaj Montpellier, pasi ia doli të triumfojë “in extremis” 3:2 ndaj St. Ettiene dhe të ngjitet në kuotën e 69 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të parë.

Pas një pjese të parë pa gola në “Parc des Princes”, miqtë befasuan PSG-në në minutën e78’, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Bouanga, por festa zgjati vetëm pak sekonda, pasi Kylian Mbappe riktheu menjëherë baraspeshën.

Sulmuesi i talentuar francez gjeti edhe golin e avantazhit në minutën e 87’, por St. Ettiene nuk u dorëzua dhe riktheu baraspeshën në minutën e dytë shtesë, teksa Hamouma përfitoi nga një gabim i portierit Sergio Rico dhe dërgoi topin në rrjetë.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, i cili u rikthye nga dëmtimi dhe pas një krosimi të Di Marias, kërceu saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke u dhënë një fitore me mjaft vlera të tijve.

Pas suksesit në Ligën e Kampionëve, ku gjetën kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, kryeqytetasit e PSG-së do të provojnë deri në fund të mbajnë edhe kurorën e titullit kampion, ku janë edhe fituesit në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat