Renova tri pikë të mëdha në luftë për ekzistencë

Futboll

Renova tri pikë të mëdha në luftë për ekzistencë

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:16
Renova tri pikë të mëdha në luftë për ekzistencë

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, dje ka fituar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Renova si vendas e gjunjëzoi me rezultat 2:1 Sileksin nga Kratova.

Shefit Shefiti dhe Fatjon Jusufi janë më të merituarit për fitoren e  Renovës.

Për Renovën shënuan Shefiti (12’) dhe Jusufi (38’) dhe për Sileksin Galevski (90’).

Renova tash për tash zë vendin e nëntë me 31 pikë pas 28 jave dhe Sileksi është në pozitën e dhjetë me 29 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
 A. Pandev - Vardari    3:0
Bellasica - Shkëndija 0:3
Boreci -Shkupi 0:1
Rabotniçki - Makedonija GP 2:2
Struga TL - Pelisteri 3:0
Renova - Sileksi 2:1

Tabela

1. Shkendija    28    19    8    1    56:16    65
2. Shkupi    28    15    7    6    38:23    52
3. Makedonija GP    28    14    6    8    43:36    48
4. Struga Trim & Lum    28    11    11    6    32:22    44
5. Rabotniçki    28    9    14    5    35:29    41
6. Pelisteri    28    9    8    11    28:34    35
7. Akademija Pandev    28    10    4    14    23:28    34
8. Boreci    28    9    6    13    25:29    33
9. Renova    28    7    10    11    31:40    31
10. Sileksi    28    8    5    15    41:37    29
11. Vardari 28    6    10    12    30:52    28
12. Bellasica    28    4    5    19    21:57    17
Në javën e ardhshme do të takohen: Makedonija GP - Struga TL, Pelisteri - Renova, Shkëndija - Boreci, Shkupi - Rabotniçki, Sileksi - A. Pandev, Vardari - Bellasica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat