Milot Rashica realizon gol të jashtëzakonshëm ndaj Dortmundit

Futboll

Milot Rashica realizon gol të jashtëzakonshëm ndaj Dortmundit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:04
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, bëri paraqitje të mirë për Werder Bremenin, por nuk i mjaftoi goli i tij që të nxjerrin rezultat të favorshëm nga stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund. 

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Werderit.  

Rashica e hapi serinë e golave në minutën e 14-të, por vendasit kundërpërgjigjen shpejt dhe shënojnë tri herë në pjesën e parë përmes futbollistëve Reyna (29'), Haaland (34' e 38'), Hummels (87’).

Pas javës së 29-të në Bundesliga I, Dortmundi zë pozitën e pestë me 49 pikë dhe Werderi është i 13-ti me 30 sosh.

Ja pamjet nga goli i tij i shënuar:

VIDEO 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat