Arsenali merr një pikë ndaj Fulhamit

Futboll

Arsenali merr një pikë ndaj Fulhamit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:36
Arsenali merr një pikë ndaj Fulhamit

Arsenali dhe Fulhami zhvilluan sot ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier Ligë.

Fulhami arriti asgjë më shumë se një barazim ndaj Arsenalit me rezultat 1-1, duke fituar një pikë të rëndësishme në Londër.

"Gunners" golin e barazimint e gjetën në minutën e 97-të me futbollistin Eddie Nketiah. 

Golin për Fulhamin në këtë ndeshje e shënoi Josh Maja në minutën e 59-të nga penaltia.

Arsenali mbetet në pozitë ne nëntë me 46 pikë, po ashtu Fulhami mbetet në pozitën e njejtë atë të 18-ën me 27 pikë.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, si zakonisht, edhe sot luajti nga minuta e pare dhe gjithë ndeshjen, por edhe sot ai luajti në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat