Kjo është gjendja e futbollistit të Ferizajt

Futboll

Kjo është gjendja e futbollistit të Ferizajt

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:02
Thesar Ismajli, i dyti në të majtë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli, sot ka qenë në gjendje kritike, por për fat të mirë është mirë dhe u lirua nga spitali për në shtëpi. 

Ai pësoi një lëndim në duel me ekipin e Ulpianës nga Lipjani, në kuadër Ligës së Parë të Kosovës, grupi A. 

“Thesar Ismajli është në gjendje të mirë.

Lojtari i skuadrës sonë Thesar Ismajli është në gjendje të mirë pas lëndimit qe mori sot në duelin me kundërshtarin, ku për disa sekonda ishte në gjendje kritike.

Thesari para pak minutash është liruar nga spitali për në shtëpi ku klubi jonë vizitoj Thesarin, jemi  të lumtur që gjendja e tij është e mirë, dhe është i gatshëm t’i ndihmoj klubit tonë”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat