Djali i Maradonës kundër Super League dhe thumbon Juventusin e Milanin…

Futboll

Djali i Maradonës kundër Super League dhe thumbon Juventusin e Milanin…

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:03
Diego Maradona Junior

Diego Maradona Junior i bashkohet korit të atyre që janë kundër krijimit të European Super League. Djali i legjendës argjentinase të futbollit, në një prononcim Radio Crc nuk kursehet aspak, duke thumbuar edhe bardhezinjtë e Juventusit.

“12 klubet që krijuan European Super League më kanë zhgënjyer, ata e shfaqën hapur synimin për të fituar më shumë para mbi supet e ekipeve të tjera. Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta. Krijimi i Super League shkon në drejtim të kundërt me parimet e futbollit, kjo nuk është një gjë e mirë.

Duhet parandaluar lindja e këtij kompeticioni, nuk më pëlqen aspak Super League. Shpresoj që edhe futbollistët të dalin kundër. Nëse nuk ndodh, atëherë ata nuk duhet të lejohen të luajnë me ekipet e tyre kombëtare. Mund të më shpjegoni diçka?

Pse Juventusi është bërë pjesë e Super League? Ata nuk e fitojnë Champions League që prej vitit 1996. Mos të flasim pastaj për Arsenalin apo Milanin. E përsëris edhe njëherë, unë mendoj se Super League duhet të ndalet menjëherë“, deklaroi Maradona Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat