I tha “Jo” Zvicrës për kombëtaren e Kosovës

Futboll

I tha “Jo” Zvicrës për kombëtaren e Kosovës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:59
I tha “Jo” Zvicrës për kombëtaren e Kosovës

Betim Fazliji ishte një nga prurjet e fundit të Kosovës së trajnerit Bernard Shaland. Lojtari që është pjesë e Sent Galen në Zvicër, ishte pikërisht në mëdyshje për të vazhduar me helvetët në kombëtare.

“Nuk e pata të lehtë t’i them Zvicrës tung, pasi edhe atje kam pasur disa shokë me të cilët isha njoftuar prej një kohë të gjatë, por në fund më shumë zemra më rrahu për Kosovën. Të luash për Kosovën është diçka e madhe.

Jam shumë krenar që më ka ardhur mundësi të luaj për kombin tim. Është diçka tjetër të performosh për Kosovën e diçka tjetër për Zvicrën. Në Kosovë je gjithmonë i mirëseardhur dhe është vendlindja ime. Ende nuk e kam parë si është të luash me shikues por ato që i kamë parë deri më tani më bëjnë të bindur se të luash për Kosovën është diçka fantastike.

Besoj se kemi shanse kundër Greqisë dhe disa skuadrave tjera por nuk mund të shpresojmë në ndeshjet kundër Spanjës apo Suedisë. Me rëndësi të luajmë me zemër e t’i tregojmë popullit se mund të arrijmë shumë”, u shpreh Fazliji për Duelin sportiv..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat