Takim urgjent mes 14 klubeve

Futboll

Takim urgjent mes 14 klubeve

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:22
Takim urgjent mes 14 klubeve

Raportohen se 14 klube nga Liga Premier do të mblidhen sot (e marte) për të diskutuar hapat e rinj pas krijimit të Superligës.

Krijimi i Superligës Evropiane vazhdon të ngjall reagime të fuqishme në të gjithë botën e futbollit. Liga Premier është kampionati që merr pjesë me gjashtë skuadra në këtë garë të re.

Liverpooli, Manchester City, Manchester United, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami kanë njoftuar se do të jenë anëtarë themelues të ligës së re të, duke lënë të ardhmen e ligës angleze nën një pasiguri të madhe.

Dhe tani sipas SportsMail, klubet e mbetura jashtë kësaj gare do të takohen sot pasdite për të hartuar një plan veprimi rreth kësaj çështjeje.

Takimi do t’u mundësojë të gjitha klubeve një mundësi të thonë fjalën e tyre për lajmet që kanë tronditur futbollin anglez në thelbin e tij gjatë më shumë se 24 orëve të fundit.

Thuhet ka një zemërim në mes 14 klubeve që janë lënë në baltë nga gjashtë ekipet e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat