Pioli: A jam i qetë, pasi e thyem tabunë e ‘San Siros’?

Futboll

Pioli: A jam i qetë, pasi e thyem tabunë e ‘San Siros’?

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:23
Pioli: A jam i qetë, pasi e thyem tabunë e ‘San Siros’?

“Klubi im më kërkoi të përqendrohem te stërvitja, në qëllimin që kemi për të përmbushur këto javët e fundit të kampionatit. Ne do të vlerësojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk është koha të mendojmë për gjëra të tjera”. 

Kështu, në konferencën për shtyp, Stefano Pioli, trajneri i Milanit, foli në prag të ndeshjes kundër Sassuolo. Ai “dribloi” argumentin e Superligës, që i sheh kuqezinjtë midis klubeve që i janë bashkuar këtij projekti:

“Milani në 7 vitet e fundit nuk ka arritur asnjëherë në ‘top 4’, për ne do të ishte një qëllim i rëndësishëm, do t’i jepte vazhdimësi rritjes së këtij grupi të ri, punës së kryer dhe ambicieve të klubit. Qëllimi është ky. Të ardhmen askush nuk mund ta parashikojë, nuk është koha të flasim për këtë. Unë nuk jam personi më i mirë për të folur për këtë projekt të ri.

A jam i qetë, pasi e thyem tabunë e ‘San Siros’? Është një gjë, që nuk na përket. Ne jemi të përqendruar. Është e vërtetë që vijmë nga një ndeshje e vështirë, e fituar në shtëpi, por përballemi me një ekip që jeton për këto ndeshje, i cili ka evoluar cilësisht. Do të kemi nevojë për një performancë të madhe. Mandzukic? Është inteligjent dhe me cilësi. Nuk ka një kohë të plotë loje, por i besoj.

Do të japë ne kontributin e tij në këtë fazë finale të sezonit. Romagnoli? Gjithmonë ka qenë një lojtar i rëndësishëm, ai ka pasur një rënie fiziologjike dhe nuk është akoma 100%, por po punon që të jetë gati. Probleme nga trajnimi? Ne kemi disa probleme. Ibra, Theo, Calha dhe Bennacer kanë pasur disa vështirësi në stërvitje, por do t’i vlerësojmë më mirë nesër në mëngjes.

Donnarumma? E shoh të qetë dhe të përqendruar. Nëse gabimi i tij ndaj Genova është faji i çështjes së rinovimit? Jo, nuk besoj. Ndodhin gabime herë pas here, por le të mos harrojmë të gjitha gjërat e mira që ai ka bërë këtë sezon. Këtu mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, për të arritur qëllimin tonë, nuk flasim për diçka tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat