Shqiptari po bën mrekulli në Turqi

Futboll

Shqiptari po bën mrekulli në Turqi

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:30
Shqiptari po bën mrekulli në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi sapo ka shënuar gol dhe ka dhënë një asist në ndeshjen që ekipi i tij Koniaspor po luan  ndaj Rizesporit në Super Ligën turke.

Në minutën e 6-të të takimit Cikalleshi asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh, ndërsa në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i 6-të për Cikalleshin në këtë sezon me Koniasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asist.

Kujtojmë se ndeshja Rizespor-Koniasport po luhet teksa e rezultati është 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat