De Zerbi: Të braktisim ndeshjen me Milanin

Futboll

De Zerbi: Të braktisim ndeshjen me Milanin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:49
De Zerbi: Të braktisim ndeshjen me Milanin

Krijimi i Super Ligës është tema e ditës sa i përket opinionit futbollistik dhe jo vetëm, teksa nga momenti në moment shtohen sulmet nga të katër anët e botës ndaj 12 klubeve nismëtare të këtij kompeticioni.

Më i fundit ka qenë trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, që ka dalë hapur me qëndrimin e tij dhe ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë kundër Milanit nesër dhe se do ta bëjë këtë vetëm nëse e detyron presidenti.

“Është gjithçka e gabuar dhe mendoj se ka ardhur koha që të shprehemi. Unë nesër nuk kam dëshirë të luaj, sepse Milani është pjesë e tre klubeve themeluese, ndaj qëndrimin tim ua kam bërë të qartë lojtarëve dhe presidentit.

Nëse ky i fundit më detyron, do të shkojmë, por sigurisht që kam mbetur keq nga kjo iniciativë. Ndoshta unë dhe shoqëria ku punoj kemi qenë budallenj që kemi ëndërruar, por diçka e kemi arritur deri tani. Kjo nismë është e njëjtë me një grusht shteti”, deklaroi De Zerbi.

Tekniku i Sassuolos konfirmoi se do të bëjë të pamundurën që të bindë të tijtë për të mos luajtur nesër ndaj Milanit, teksa theksoi se ka ardhur koha që njerëzit kundër Super Ligës ta shprehin hapur qëndrimin e tyre dhe të veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat