Tirana e nxjerr jashtë planeve lojtarin që e cilësuan talent

Futboll

Tirana e nxjerr jashtë planeve lojtarin që e cilësuan talent

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:36
Tirana e nxjerr jashtë planeve lojtarin që e cilësuan talent

Tirana ka dal nga objektivi titull, ndërsa bardheblutë afruan shumë lojtarë afrikanë, konkretisht nga Gana, siç janë: Riçard Danso, Ibraihm Sylej, si dhe Isak Gyamfi, por edhe Derik Sasraku.

Lojtarët kanë pasur paga të mira, ndërsa duhet theksuar, se asnjë prej tyre nuk ka bërë diferencën ndonëse erdhën dhe u bënë pjesë e një ekipi që synonte titullin kampion.

Ndaj edhe skuadra e Tiranës, duket se ka vendosur që me stil t’i largojë të panevojshmit.

E ka bërë kështu me Sasrakun, që e ka çuar çështjen në FIFA dhe tashmë duket se e njëjta histori po përsëritet edhe me sulmuesin Riçard Danos, që ka kërkuar llogari se pse nuk luan, shkruan vipsport.

Trajneri Shehi dhe stafi nuk e kanë pritur mirë këtë kërkesë të sulmuesin dhe e kanë çuar në ekipin U-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat