Afrim Nebihu apo i gjithanshmi, lojtar, trajner, kryetar, pjesëtar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Afrim Nebihu apo i gjithanshmi, lojtar, trajner, kryetar, pjesëtar i UÇK-së në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:19
Afrim Nebihu

Sportistët si në çdo sferë tjetër, u mobilizuan dhe iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 
Sportistët ishin ndër të parët që i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe ato të Serbisë.  

Vera e nxehtë e gushtit të vitit 1991, u elektrizua edhe më shumë, pushtuesi serb shton zullumin e paparë, uzurpon stadiumet dhe palestrat sportive, duke i dëbuar sportistët shqiptarë në rrugë.

Sportistët shqiptarë nuk u zmbrapsën për asnjë moment, u organizuan ashtu si munden sikur një ushtri, i formuan Kampionatet e Republikës së Kosovës në çdo disiplinë sportive dhe lozni në livadhe e fusha të improvizuara, edhe aty të kërcënuar, të përndjekur, të rrahur, disa u morën në biseda informative e disa edhe u burgosën.

Image

Afrim Nebihu i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës apo siç njihet si i gjithanshmi, futbollist, trajner e kryetar i Bashkimit të Shipolit nga Mitrovica,  po ashtu në vitet 1998-1999 pjesëtar i UÇK-së, një  veprimtar dhe patriot që nuk e kishte shoqin. Të rrallë janë si Nebihu, me rol të trefishtë: lojtar, trajner e kryetar.

Ai kujton disa momente të rënda që përjetuan nga regjimi serb.

“Kemi pas shumë situata te rënda por një rast në Skenderaj luajtëm pasi ne Mitrovicë nuk mundeshim të zhvillojmë ndeshje, erdhi policia  me plot autoblinda dhe ne mezi shpëtuam, duke na ndjekur deri te shtëpitë e familjes Jashari në Prekaz. Ishte ndeshja Bashkimi – Shala”, tregon Nebihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej Nebihu tha se ka shumë e shumë raste tjera të rënda.

“Kemi qenë të kërcënuar edhe në raste tjera, sidomos edhe me rastin e Tërnovcit, ku kemi zhvilluar ndeshje zyrtare”, kujton Nebihu atëkohë të rëndë por ndihet shumë krenar për veprat që bënë me mijëra sportistë.

“Por interesant ka qenë se 70 % te atyre viteve kam qenë edhe lojtar edhe trajner. Ne ekipin tim kanë luajtur edhe Sadik Rrahmani, Nazmi Rama. Jeton Çubreli, Shefqet Kurti. Edhe pse pak të ekipi ynë ka filluar edhe Sheremet Isufi e shumë lojtar tjerë", tha Nebihu.

Në vitin 1998, Nebihu vesh uniformën e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), duke iu përgjigjur me armë agresorit serb. Ai ishte në Zonën e Shalës së Bajgorës, ndër luftëtarët më të mirë.   

Nebihu është krenar që në ato vite më të rënda kontriboi në çdo formë dhe sot të rejat dhe të rinjtë tanë po e gëzojnë lirinë. 

Ai kurrë nuk u ndal as që u mërzit për kërcënimet e milicisë së regjimit të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Pas çlirimit të Kosovës, ai ka vazhduar si vëzhgues dhe 4 vite kryetar i komisionit tekniko-arbitrar të Ligës së Parë të Kosovës në kohën kur ishte kryetar i FFK-së, Sabri Hashani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat