“Futbolli u përket tifozëve, sot më shumë se kurrë”, Pique me reagim epik për Superligën Evropiane

Futboll

“Futbolli u përket tifozëve, sot më shumë se kurrë”, Pique me reagim epik për Superligën Evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:53
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk ka humbur kohë për të shprehur mendimin e tij mbi dështimin e Superligës Evropiane.

Vetëm 48 orë pas njoftimit të tij, gjysma e klubeve të përfshira dhe secila nga gjashtë klubeve të Anglisë, deklaruan se do të tërhiqeshin.

Rrugës së klubeve angleze janë edhe ato italiane, ndërsa largimin nga Superliga Evropiane të fundit pritet ta konfirmojnë klubet spanjolle.

Pas lajmërimit për jetësimin e Superligës Evropiane, por edhe rrugës së dështimit të saj ka pasuar shumë reagime nga spektri sportiv.

I fundit që ka reaguar është mbrojtësi i Barcelonës, Pique, i cili ka konfirmuar se është kundër Superligës Evropiane.

“Futbolli është i tifozëve. Sot më shumë se kurrë”, ka shkruar Pique në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, Barcelona, ​​Real Madridi dhe Atletico Madrid ende nuk e kanë konfirmuar largimin e tyre.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat