Reali nuk ka vend më për gabime

Futboll

Reali nuk ka vend më për gabime

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:11
Reali nuk ka vend më për gabime

“Los Blancos” e vizitojnë sonte Cadizin, në kërkim të tri pikëve të reja në La Liga. “Los Blancos” nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit

Real Madridi nuk ka më vend për gabime nëse dëshiron ta vazhdojë luftën për titull të kampionit në La Liga.

“Los Blancos” dështuan në fundjavë duke barazuar me Getafen në udhëtim, me ç’rast e bënë një hap prapa në garë për titull.

E sonte, ekipi i Zinedine Zidanet do të zbresë përsëri në fushë në vizitën që do t’ia bëjë Cadizit.

Mbretërit duhet të fitojnë gjithsesi sonte për të mbetur në hap me liderin, Atletico Madrid.

Në të kundërtën, kampionit aktual do t’i prisheshin dukshëm llogaritë.

Nga ana tjetër, Cadizi ka nevojë për fitore po ashtu për t’i ikur sa më shumë zonës që çon në një ligë më poshtë.

Duelin e parë në mes tyre e kishte fituar Cadizi në udhëtim në muajin tetor të vitit 2020.

Ndeshja në mes të Cadizit dhe Real Madridit do të luhet sonte me fillim nga ora 22:00.

Kurse, dy rivalët e Realit, Atletico dhe Barcelona do të zbresin në fushë të enjten mbrëma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat