Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:42
Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët kanë bërë një hap para drejt finales, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në kryeqytet kanë triumfuar.

Skuadra e Tahir Batatinës luajti një ndeshje të madhe dhe në fund fitoi me rezultat të ngushtë 2-3, edhe pse kishin epërsi prej tre golave.

Prishtina nga ana tjetër do të tentojë përmbysjen e madhe, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

15:00 Llapi – Prishtina 

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prenqi, Emini, Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi.

Prishtina: Nika, Mici, Dellova,Pefqeli, Bardhoku, Zyba, Lilaj, Maliqi, Gavazaj, Prapashtica, Shillova.

(Gjyqtarët: Shpëtim Murtezi, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha, Selim Isufi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat