Milani zyrtarizon mungesën e 3 yjeve të ekipit!

Futboll

Milani zyrtarizon mungesën e 3 yjeve të ekipit!

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:38
Milani zyrtarizon mungesën e 3 yjeve të ekipit!

Milani zyrtarizon mungesën e 3 yjeve të ekipit!

Pasditen e sotme, Milani do të presë në “San Siro” skuadrën e Sasuolos për javën e 32 të Serisë A italiane.

Në konferencën për shtyp ditën e djeshme Pioli u shpreh se Ibra, Benaser dhe Teo kanë pasur disa probleme me lodhjen dhe do të rishikohet gjendja e tyre, teksa disa orë  para fillimit të sfidës vet faqja e Milanit ka zyrtarizuar mungesën e tre prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm.

Duke ditur dhe intensitetin e lojës së Sasuolos këto priten të jenë mungesa shumë të rëndësishme për ekipin kuqezi, teksa janë në kërkim të pikëve për të siguruar pjesëmarrjen për në Ligë e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat