Ronaldo ka frikë nga topi

Futboll

Ronaldo ka frikë nga topi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:01
Ronaldo ka frikë nga topi

Marrëdhënia midis Cristiano Ronaldos dhe goditjes së lirë sigurisht që nuk është idilike. Si një specialist i shkëlqyeshëm me këmbë, luzitani ka pasur shumë vështirësi në shënimin e golave me këtë specialitet. Tani edhe problemet me kundërshtarët, duke pasur parasysh atë që ndodhi kundër Portos dhe Parmës, jo duke goditur topin, por duke mbrojtur në mur (barrikadë).

Në të dyja rastet, në fakt, Cristiano Ronaldo nuk u pozicionua si duhet, duke çuar në dy gola nga kundërshtarët. Kundër Portos ishte rasti më i famshëm, që solli eliminimin nga Champions-i, por edhe kundër Parmës, në golin e Brugman, ai i avantazhit momental kundërshtarit, para barazimit nga Alex Sandro.

Cristiano Ronaldo u përkul për të mbuluar fytyrën e tij, duke lejuar që topi i goditur nga mesfushori parmalat të kapërcejë barrierën dhe t’i japë ekipit emilian epërsinë 1-0. Gjesti i portugezit në barrierë kishte ngritur polemika të mëdha, sidomos nga ana e Fabio Capello dhe Paolo Di Canio. I pari komentoi për atë që ndodhi në ndeshjen kundër Portos: “Lojtarët e bukur nuk duhet të shkojnë në barrierë, sepse kanë frikë të prishin fytyrën e tyre. Ronaldo kishte frikë nga kjo”.

Di Canio, në vend të kësaj kishte imituar drejtpërdrejt Cristiano Ronaldon nga studiot e “Sky”: “Ai kthehet me kurriz nga topi, si të ishte një fëmijë i vogël. Më zemëron shumë kjo. Duhet të jetë shembulli, lideri. Ai ka tërë ato muskuj të barkut dhe kraharorit, pastaj kthehet me kurriz, sepse i frikësohet goditjes me top. Nëse e ke atë frikë, mos u rreshto në barrikadë”.

Në fund të ndeshjes kundër Parmës, Pirlo la derën hapur lidhur me mosvendosjen e Cristiano Ronaldos në barrikadë, gjatë goditjeve në dënimit: “Fatkeqësisht këto gjëra ndodhin, ne do të vlerësojmë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjet e ardhshme”.

Sa iu përket gjuajtjeve të lira, të goditura nga Cristiano Ronaldo, që vazhdon të jetë ekzekutuesi kryesor te Juventusi, goli i vetëm bardhezi daton nga sezoni i kaluar, në derbin kundër Torinos, i fituar 4-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat