Ja kush e udhëhoqi krijimin e Superligës

Futboll

Ja kush e udhëhoqi krijimin e Superligës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:21
Josep Maria Bartomeu

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i udhëhoqi bisedimet krijimin e Superligës Evropiane për disa vite me radhë gjatë kohës së tij në krye të klubit, sipas Goal.

Barcelona i ishte bashkuar Juventusit, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit si klubet kryesore në shtytjen e krijimit të ligës së re për pesë vjet rresht.

Diskutimet fillestare për një Superligë të mundshëm nisën të marrin formë gjatë sezonit 2015/16 dhe ato i prinë njoftimit të së dielës nga 12 klubet që e kishin nënshkruar marrëveshjen për një turne të ri, që do të shkëputej nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, ato plane dështuan pasi klubet u tërhoqën si pasojë e kritikave dhe reagimeve të ashpra nga tifozët dhe vetë lojtarët.

Reklamë

Goal ka mësuar se bisedimet kishin nisur gjatë sezonit 2015/16, me disa klube elitare që kishin bërë përpjekje për ta gjetur një mënyrë për krijimin e një gare të mundshme ku do të merrnin pjesë vetëm klubet më të mëdha botërore.

Megjithatë, ato bisedime nuk shkuan shumë larg, sepse Shoqata e Klubeve Evropiane dhe UEFA i shukatën ato klube para se bisedimet të bëheshin diçka më konkrete.

Por Bartomeu bëri trysni që Superliga të jetësohej, duke i bashkuar forcat me Andrea Agnellin, presidentin e Juventusit dhe presidentin e Shoqatës së Klubeve Evropiane atë kohë.

Atyre iu bashkua edhe Florentino Perezi i Real Madridit, si dhe Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Nga ai çast, Bartomeu, Agnelli dhe Perezi punuan në mënyrë shumë të fshehtë për tri vjet dhe nuk lejuan të zbulohej asnjë detaj, sipas Goal.

Plani i tyre u kompletua dhe finalizua në vitin 2020, vitin kur Bartomeu u detyrua të largohej nga Barcelona.

Presidenti i ri i Barçës, Joan Laporta, e nënshkroi marrëveshjen për t’iu bashkuar Superligës kur e kuptoi shumën marramendëse të parave që klubi do ta fitonte në këtë ligë.

Megjithëse 10 klube u tërhoqën, Barcelona ende beson në projekt, sepse bashkë me Real Madridin janë ende zyrtarisht në listën e Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat