Ylli i përgjigjet Dukës: Ai merret me politikë duke çuar FSHF e sportistët në fushatën e vëllait

Futboll

Ylli i përgjigjet Dukës: Ai merret me politikë duke çuar FSHF e sportistët në fushatën e vëllait

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:30
Ylli i përgjigjet Dukës: Ai merret me politikë duke çuar FSHF e sportistët në fushatën e vëllait

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli,  e sheh si të pakuptimtë luftën që u bë kundër kandidaturës së tij nga FSHF që provoi në çdo mënyrë të ndalonte Asamblenë Zgjedhore. Drejtuesi i sapozgjedhur i olimpizmit shqiptar, sqaroi në “Skaner” pse FSHF kishte mbetur jashtë Asamblesë, ndërsa i bëri thirrje kreut të FSHF që të mos akuzonte për përfshirje politike ndërkohë që vetë merrte pjesë aktive në fushatë bashkë me institucionin që drejtonte.

“Zgjedhjet u bënë pa truproje te dera, u bënë të qeta dhe live, si tjetërherë. U kontestuan se nuk ishte FSHF? KOKSH ka nxjerrë listën e anëtarëve të vet dhe i ka çuar njoftim që brenda këtij afati duhet të sillni kërkesën për akreditim e kandidaturat. Pastaj ka një afat tjetër për dokumentacionin dhe FSHF e katër të tjera nuk e plotësuan.

Sipas statutit, duhet të zbatosh disa pika të marrësh pjesë. FSHF e konfirmoi që do marrë pjesë na Asamble, solli edhe emrin e kandidatit. Pastaj është etapa e dytë që federata përveç konfirmimit duhet të sjellë dokumentacionin si vendimin e gjykatës, listën e aktiviteteve, kandidatit të marrë diplomën e dëshminë e penalitetit që të ketë vendim që të marrë pjesë. Unë jam deputet, më njohin të gjithë dhe e dinë që nuk jam i dënuar si i tillë, por më detyruan federatat që më propozuan që të shkoja në gjykatë e merrja vërtetim.

Nuk ka rëndësi, se njihen të gjithë por është procedura. Është si të shkosh për të votuar pa kartë identiteti. Po unë, pse të merrja vendim gjykate, kur të gjithë e dinë se kush jam e çfarë CV kam? Por unë zbatoj kushtetutën e sportit. Por FSHF nuk e kishte çështjen këtu, e kishte të vazhdonte, edhe pse ka qenë promotore e ndryshimeve e ka qenë për t’u falënderuar bashkë me të tjerët që ndërhynë në shkurt.

Kërkesat iu zbatuan dhe e njeh KOKSH-in se çon akreditim, por nuk sjell dokumentacion. Si mund të hysh? Sikur unë të vija e të thosha, unë jam deputet, pse të sjell, më njihni të gjithë? Pse kështu funksionin? Ne duhet të zbatojmë rregullat.

Akuza politike? A është më mirë të jem unë që nga sporti kam vajtur në politikë apo të kesh vëllain në politikë e të bësh gjithë ditën fushatë e pastaj të marrësh njerëz e të thuash unë jam i pavarur? Ai është politikë, ai e bën. Shkon në fushatë me administratën, me sportistët. Ai bën politikë. Unë jam nga fusha imë, unë nuk vi nga pularia. Nuk e them si fyese, pularia është biznes që ushqehemi me të. Por e them se unë jam te fusha ime, vij nga sporti e kam shkuar në politikë për të kontribuuar. Një nga arsyet është se kryeministri më ka thirrur e më ka thanë “Fidel e di që je mirë, por duhet të vish të japësh kontribut, minimalja për projektet e sportit që del në TV e nuk ta vë kush veshin. Duke qenë këtu do ngresh zërin”. Dhe këto që u bënë, u bënë më insistimin tim, edhe stadiumet në bashkëpunim me UEFA-n, se federata nuk ka lekë. Ato pak lekë mban 140 vetë në punë si Federata Spanjolle, se bën qoka.

Ai ka ardhur, ka lënë vëllain deputet dh punon për vëllain, janë brenda një familje, kanë biznesin bashkë. Ndërsa kërkon që në statut të mos ketë njerëz nga politika. Që do të thotë edhe anëtari i partisë të mos jetë, as i këshillit bashkiak nuk duhet të jetë. Po Alibieaj që është në ekzekutiv të FSHF, nga vjen? Edhe ne në KOKSH kemi pasur Bashkim Finon, jepte kontribut, kemi pasur Genc Rulin që jepte kontribut. Këto janë shoqata që nuk kanë rrogë, as makinë, asnjë benefit, vetëm të harxhosh kohën që të gjesh mundësi financimi për sportin. Po princi i Monakos? Po presidenti i Kroacisë? Po Peskante në Itali? Po deputeti i Dumës? Po këta çfarë janë? Japin kontribut.

Ai është mërzitur se gjykata i ka rrëzuar dy vendime se donte të bllokonte Asamblenë. Ministrja e ka firmosur ndryshimin e statutit brenda agatit ligjor dhe ka zgjatur një muaj në gjykate se ka procedura.

Bashkë me Bezhanin kishin bërë padi dhe pastaj u zbardh. Dhe nuk më takon mua, unë isha kandidati që prisja kur do të fillojë gara për të hyrë në garë. Po ai pse nuk e bën me limit mandatin si e ka KOKSH? E ka me limit FIFA dhe UEFA. Uji nuk mund të rrijë në një vend. 2 plus 1 e ka KOKSH,. FSHF beri statutin e ri dhe prapë nuk e ka ndryshuar se do të jete i përjetsheë. Ndaj jemi në këtë gjendje në futboll, se kemi një Federata shumë të pasur dhe kemi klubei që janë lënë pas dore e po falimentojnë”, tha ndër të tjera Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat