Ancelotti e sheh Pjaniçin si përforcim të duhur

Futboll

Ancelotti e sheh Pjaniçin si përforcim të duhur

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:06
Ancelotti e sheh Pjaniçin si përforcim të duhur

Skuadra nga qyteti i Liverpool, Everton, ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, boshnjakut Miralem Pjaniç.

“TodoFichajes” ka njoftuar të enjten se Pjanic pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Barça është e gatshme ta lë të lirë lojtarin, nëse merr një ofertë deri në 40 milionë euro.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e sheh Pjaniçin si përforcim të duhur për sezonin tjetër në repartin e mesfushës dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shohin mundësinë e transferimit të tij.

31 vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barçës nga Juventus.

Pjaniç ka 28 paraqitje këtë sezon me fanellën e skuadrës spanjolle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat