​E ardhmja e Fernandes lidhet me atë të Pogbas

Futboll

​E ardhmja e Fernandes lidhet me atë të Pogbas

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:17
Fernandes/ Pogba

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që dy mesfushorët të vazhdojnë të ardhmen në “Old Trafford”.

Bruno Fernandes është i gatshëm që të nënshkruaj një kontratë të re me Manchester United, vetëm nëse edhe ylli Paul Pogba e bënë të njëjtën gjë, raporton “The Sun”.

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që dy mesfushorët të vazhdojnë të ardhmet e tyre në “Old Trafford”, ku edhe iu kanë ofruar kontrata të reja.

Bruno Fernandes ka qenë lojtari kyç i Manchesterit që nga transferimi prej Sporting Lisbonës, dhe tani gjiganti anglez dëshiron që ta mbajë yllin e tyre edhe për shumë vite të tjera, kurse situata e Pogbas është paksa më e ndërlikuar, pasi që francezi para disa muajsh kishte shpreh dëshirën që të largohet dhe të ndjek ëndrrën e tij që të luaj për Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat