​Hysaj starton për Napolin, Muriqi rezervë te Lazio

Futboll

​Hysaj starton për Napolin, Muriqi rezervë te Lazio

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:08
Hysaj

Të ndara nga dy pikë dhe një vend në tabelën e Serie A, vendi i pestë Napoli do të zhvillojë ndeshje kundër rivalëve të Lazios, ndeshje kjo e vlefshme në garë për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për të dy skuadrat, shpresat për një vend në Top 4 ende nuk janë shuar, ku Napoli gjendet katër pikë larg Atalantas që zë vendin e katërt, ndërsa Lazio gjendet dy pikë larg Napolit dhe gjashtë larg Atalantas.

Probleme me mungesa të lojtarëve do të kenë të dy trajnerët, ku për Gattuson në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Demme, Ghoulam dhe portieri Ospina, ndërsa tek skuadra e Inzaghit do të mungojnë Escalante dhe Luiz Felipe.

Formacionet zyrtare:

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Bakayoko; Politano, Zielinski, Isnigne; Mertens

Lazio (3-5-2): Reina; Radu, Acerbi, Marusic; Fares, Alberto, Leiva, Milinkovic-Savic, Lazzari; Immobile, Correa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat