Guardiola ka fjalë të ‘ashpëra’ për UEFA-n

Futboll

Guardiola ka fjalë të ‘ashpëra’ për UEFA-n

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:29
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka pranuar që bota e futbollit ‘dëshiron sasi mbi cilësinë’ kur diskuton reformat e propozuara të Ligës së Kampionëve që do të hyjnë në fuqi në 2024.

Trajneri katalunas po fliste për ndeshjen mes Tottenham në finalen e Carabao Cup që zhvillohet të dielen dhe u pyet për të shpjeguar pse ai beson se UEFA ka vendosur që një format i ri është më i miri.

“Çdo herë është e njëjtë. I gjithë futbolli botëror po kërkon cilësi më të mirë dhe bota e futbollit dëshiron sasi,” filloi Guardiola. “Ne nuk jemi në krye të kësaj për të vendosur. Ne duhet të kërkojmë nga UEFA, FIFA të zgjasin vitin. Ndoshta mund të gjejmë 400 ditë në vit”, ka thënë ai duke u ankuar për orarin kalendarik.

UEFA në formatin e ri planifikon që nga 32 ekipe të rrisë numrin në 36 dhe disa ndryshime në formatin e ndeshjeve, ku do të luhet më shumë.

Çdo klubi tani do të garantohet së paku 10 ndeshje në fazën e grupeve  kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm – pesë ndeshje në shtëpi dhe pesë jashtë.

Në lidhje me këtë format, Guardiola tha: “Unë nuk jam një ekspert në formatin e Ligës së Kampionëve. Ky kalendar bëhet për t’i ndihmuar lojtarët të rikuperohen, por në të vërtetë është thjeshtë biznes”.

“Nëse ata vendosin edhe dhjetë ndeshje të tjera, atëherë dhjetë ndeshje të tjera. Shfaqja duhet të vazhdojë. Puna ime është të përgatis lojtarët. Nëse botërori luan 56 ekipe, ata luajnë 56 ekipe.”

Pas finales së Kupës Carabao të së dielës, Pep Guardiola dhe skuadra e tij e Manchester City do të kthejnë menjëherë vëmendjen e tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat