Manchester City transferon Neymarin e ri

Futboll

Manchester City transferon Neymarin e ri

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:23
Manchester City transferon Neymarin e ri

Kayky është zyrtarisht i Manchester City. Gjiganti anglez ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit 17-vjeçar, i cili po spikat në Brazil dhe për të kishin nisur të interesoheshin disa klube.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi arritur marrëveshjen me Fluminense për të transferuar në të ardhmen e afërt Kaykay.

Sulmuesi adoleshent do të mbetet pjesë e Fluminense deri në fund të sezonit në Brazil”, shkruan Manchester City.

Anglezët për kartonin e sulmuesit të ri do të paguajnë rreth 10 milionë euro, ndërkohë që Fluminense në të ardhmen mund të përfitojë deri në 7 milion euro bonuse dhe të ardhura të tjera në rast se rishitet. Kayky i bashkohet City në janar të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat