Rënia e projektit të Superligës së Europës

Futboll

Rënia e projektit të Superligës së Europës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:48
Rënia e projektit të Superligës së Europës

Rënia e projektit të Superligës së Europës vetëm 48 orëve pas themelimit, shkaktoi zhurmë të veçantë jo vetëm në botën e futbollit, por edhe në atë të financave.

“JP Morgan”, banka amerikane që kishte konfirmuar se ishte gati të financonte projektin me 5 miliardë euro, botoi një deklaratë në të cilën komentoi dështimin e idesë së promovuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli.

“Ne e kemi keqkuptuar se si do të pritej kjo marrëveshje nga shumica e komunitetit të futbollit në botë  dhe si mund të ndikojë në të ardhmen. Ne do të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi.”

Mediet kanë raportuan se gjiganti financiar kishte humbur shumë kuota pas dështimit të operacionit për krijimin e Superligës së futbollit me klubet më të mëdha në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat