​Koeman: Barça nuk është më e fortë se rivalët tjerë

Futboll

​Koeman: Barça nuk është më e fortë se rivalët tjerë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:25
Ronald Koeman

Ronald Koeman nuk beson që Barcelona është më e fortë se rivalët e tjerë që janë në garë për titullin e La Ligas këtë sezon, respektivisht rivalët si Atletico Madridi, Real Madridi dhe Sevilla.

Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me fitoren e mbrëmshme kundër Getafes me rezultat të thellë 5:2, u ngjit në pozitën e tretë në tabelë, me vetëm pesë pikë larg liderit Atletico Madridit.

Kampioni i Copa del Rey të këtij sezoni, ka një pikë më shumë se vendi i katërt Sevilla, dhe dy pikë më pak se vendi i dytë Real Madridi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, trajneri i Barçës Ronald Koeman foli në një konferencë për media ku tha që nuk mendon që skuadra e tij është më e fortë se rivalët e tjerë në La Liga.

“Unë nuk mendoj që ne jemi më të fortë se tre skuadrat e tijera, Real Madridi, Atletico dhe Sevilla. Edhe ata janë duke fituar ndeshje, dhe të gjithë kemi ndeshje të vështira për t’i zhvilluar”, tha Koeman.

“Lufta për titull do të jetë deri në ditën e fundit të kampionatit”, shoti trajneri holandez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat