Mbrojtësi pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga “Galaktikët”.
Mbrojtësi francez Raphael Varane preferon që të transferohet tek Manchester United nëse vendos të largohet nga Real Madridi këtë sezon, raporton “AS”.
Për Varanen, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me klubin madrilen, kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.
Siç raporton “AS”, 27 vjeçari preferon një kalim në Premier Ligën angleze tek Manchester United, dhe thuhet që nuk është i interesuar të lëvizë drejt Francës, ku PSG ka shprehur interesim serioz në Varanen.