Tri klube të mëdha në kërkim të Elseid Hysajt

Futboll

Tri klube të mëdha në kërkim të Elseid Hysajt

Më: 24 prill 2021 Në ora: 00:35
Elseid Hysaj

E ardhmja e Elseid Hysajt ende nuk është e qartësuar. 

Agjenti i futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi ka folur për mundësitë dhe ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Giuffredi ishte i ftuar në  “Radio Nuovo”, ka ka treguar se disa skuadra janë të interesuara për Hysajn.

Sipas tij, tri nga skuadrat e interesuara janë nga italia dhe janë të nivelit të lartë.

“Janë diku rreth katër ose pesë skuadra që duan të firmosin me Hysajn dhe po punojmë për këtë. Tre nga ato skuadra që e duan mbrojtësin janë italiane. Klubet italiane janë të nivelit të lartë dhe me histori të rëndësishme”, përfundoi Mario Giuffredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat