Lenjani konfirmon formën e mirë në Zvicër

Futboll

Lenjani konfirmon formën e mirë në Zvicër

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:04
Lenjani konfirmon formën e mirë në Zvicër

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka gjetur rrugën e golit këtë fundjavë me klubin e tij në Zvicër. Futbollisti kuqezi ndihmoi ekipin e tij të përmbyste disavantazhin ndaj FC Thun dhe të fitonte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 51-të sulmuesi kosovar, Shkëlqim Demhasaj, fiton një duel afër goditjes së këndit dhe ndërmerr një aksion individual, duke dribluar disa kundërshtarë, për të pasuar në fund topin te Lenjani, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjet nga një pozicion i favorshëm.

Ky ishte goli që i fiksoi shifrat momentalisht në 2-1 për Grasshopers, ndërsa skuadra e shqiptarit shënoi edhe një gol tjetër për të vulosur rezultatin përundimtar në 3-1.

Aktualisht, Grasshopersi mban vendin e parë në Challenge League i shkëputur me 7 pikë nga ndjekësi më i afërt.

Lenjani ka luajtur rregullisht si titullar këtë sezon, duke treguar një formë të mirë edhe me Kombëtaren. Falë golit të tij në transfertën e Andorrës erdhën edhe 3 pikët e para për Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat