Pirlo flet për Ronaldon dhe Dybalan

Futboll

Pirlo flet për Ronaldon dhe Dybalan

Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:17
Pirlo flet për Ronaldon dhe Dybalan

Juventus luan ditën e nesërme ndaj Fiorentinës. Një tjetër takim i rëndësishëm për për bardhezinjtë të cilët kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Para kësaj sfide me vjollcët, ka folur edhe trajneri Andrea Pirlo, i cili thekson se me Ronaldon ka një raport të bukur, ndërsa shton se klima në ekip është pozitive.

“Me Ronaldon kam një raport të bukur, ai ka gjithnjë dëshirën për të bërë mirë. Kërkon të arrijë gjithnjë maksimumin dhe këto janë sjellje normale, ai inatoset edhe kur nuk fiton në stërvitje. Kërkon të japë çdo herë kontributin e tij dhe kjo është pozitive për djemtë.

Dybala? Është shumë më mirë, e kemi parë edhe në ndeshjen e kaluar që është rritur.

Sa më shumë minuta merr, aq më shumë përmirësohet. Këmbët fillojnë të lëvizin në mënyrën e duhur dhe ai ndjehet mirë, do të shohim nesër nëse do të luajë nga fillimi. Kemi edhe një stërvitje e më pas do të vendosë”.

Klima në skuadër, si është dukur Anjeli? “E kam parë të qetë, për atë është folur shumë në këto ditë dhe do të vazhdojë të flitet. Por, ai sjell shumë entuziazëm kur është me ne dhe ne jemi të qetë. Klima është pozitive, është ajo e një skuadre që kërkon ta përfundojë mirë sezonin. Objektivi duhet të jetë një detyrim për ne, jemi të qetë dhe të përqëndruar”, u shpreh Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat