Ja rezultatet në Ligën e parë A dhe B të Kosovës

Futboll

Ja rezultatet në Ligën e parë A dhe B të Kosovës

Nga: K.G. Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:11
Ja rezultatet në Ligën e parë A dhe B të Kosovës

Sot janë zhvilluar disa ndeshje të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A dhe B.

Ndeshja e rivalëve të vjetër mes Lirisë dhe Trepçës, përfundoi me rezultat 2:2.

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Onix-it.
Pas javës së 24-të, Dukagjini kryeson me 52 pikë në grupin A.

Në grupin B, Flamurtari i Prishtinës fitoi derbin vendas 3:1 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.

Flamurtari kryeson me 43 pikë por ka një ndeshje më shumë se Ulpiana në pozitën e dytë, që ka 43 sosh. 

Rezultatet
Grupi A

Liria - Trepça       2:2
Istogu – A&N.         0:0
Dukagjini - Onix.    2:1

Grupi B
Flamurtari - 2 Korriku   3:1
Ulpiana – KEK-u     3:1
Dardana - Kika    1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat