PSG triumfon ndaj Metz dhe ngjitet në vendin e parë

Futboll

PSG triumfon ndaj Metz dhe ngjitet në vendin e parë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:57
Kylian Mbappe

PSG ka arritur të marrë tre pikë nga dueli me Metz.

PSG ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga dueli me Metz në kuadër të xhiros së 34-të të Ligue 1.

Kilyan Mbappe edhe njëherë u bë protagonisti kryesor i këtij takimi. Mbappe shënoi gol në min (4’) pas një asistimi nga Ander Herrera.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të “parisienëve”.

Në pjesën e dytë, Metz shënuan përmes, Centonze në min (46’).

Por, pas vetëm 13 muntash, përkatësisht në minutën e (59’), Kilyan Mbappe shënoi golin e dytë në këtë takim.

Goditjen përfundimtar e dha Mauro Icardi i cili shënoi nga penaltia në min (89′).

Mbappe arrin kuotën e 25 golave në këtë sezon në Ligue 1.

Rezultati përfundimtar, Metz 1-3 PSG.

Tani me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e parë me 72 pikë, por pritet të shihet çfarë do të bëjë Lille, sepse ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat