Daja: Goli i parë na çliroi

Futboll

Daja: Goli i parë na çliroi

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:46
Daja: Goli i parë na çliroi

Ilir Daja u shfaq i lumtur në intervistën për Gol pas Goli pas fitores së thellë 4-0 që arriti Partizani ndaj Kukësit. Numri 1 i stolit të të kuqëve e analizoi kështu suksesin që e ngjiti skuadrën e tij në vendin e parë.

“E rëndësishme është ajo që bëjmë ne. Është fitorja e tretë radhazi, kemi entuziazëm në ekip. Sot na çliroi goli i parë i Asanit. E kërkuam fitoren nga fillimi deri në fund. Kukësi mund të na sillte probleme, pasi është ekipi që ka shënuar më shumë. Këto ishin orientimet e stafit. Lojtarët u impenjuam maksimalisht dhe kanë ardhur tre fitore radhazi me gola.Kemi një moment të mirë, pavarësisht se kemi luhatje. Kishim edhe sot luhatje, të cilat nuk janë të mira. Çdo ekip ka cilësi që të të hapë probleme. Gëzojmë një formë të mirë dhe ajo që është më e mira, është se po shënojnë sulmuesit”.

“Tifozët janë një suport i madh për ne, uroj të ketë një numër të caktuar tifozësh në ndeshjet e fundit. Agim Ibraimi? Unë jam trajner fushe, pak i përdor rrjetet sociale. Jemi të drejtpërdrejtë nëse duam të bëjmë diçka.Ne nuk kemi arritur akoma të marrim përgjigjet nga këta lojtarë, ata do të jenë të parët nga do nisë ndërtimi i Partizanit për vitin e ardhshëm. Unë flas nëpërmjet fushës, nuk jam trajner virtual.

Dueli me Laçin? Kemi folur me ekipin, është ndeshja më e rëndësishme, pasi është ndeshja e radhës. Kemi pasur rivalitet gjatë gjithë kampionatit. Ekipi që do të jetë më me këmbë në tokë, do të shkojë drejt fitores.

Laçi meriton respekt për çfarë ka bërë deri tani”.

Melo? Vendimet nuk i merr Ilir Daja. Ka dalë i dëmtuar nga stërvitja përpara ndeshjes me Kastriotin, kontrollet kanë qartësuar se nuk ka probleme. Melo ka pasur kurajon të dalë kundër klubit, kështu që e ka gjetur vetë përgjigjen për vazhdimësinë“, deklaroi trajneri i Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat