Real Madridi ngec në luftë për titullin e kampionit 

Futboll

Real Madridi ngec në luftë për titullin e kampionit 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:53
Real Madridi ngec në luftë për titullin e kampionit 

Real Madridi dështoi si vendas, duke u nda baras (0:0) me Betisin. 

Madrilenët lëshojnë dy pikë të rëndësishme dhe ngecin në luftë për titullin e kampionit në Spanjë në futboll.

Betis importon një pikë të madhe nga stadiumi "Alfredo di Stefano" dhe janë në garë të fortë për një vend në Europa League. 

Karim Benzema e Luka Modriç me bashkëlojtarë me gjithë angazhimin nuk arritën të shënojnë golin e fitores. 

Reali është në vend të dytë me 71 pikë, ka një ndeshje më shumë dhe dy pikë me pak se Atletico Madridi dhe Betis është i gjashti me 50 sosh pas 33 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat