Milani nis kontaktet me Malen

Futboll

Milani nis kontaktet me Malen

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:31
Milani nis kontaktet me Malen

Pasi rinovoi kontratën me Zlatan Ibrahimovic edhe për një tjetër sezon, Milani vijon të mbetet në kërkim të një sulmuesi që të alternohet në fushë me bomberin 40-vjeçar suedez, mosha e të cilit nuk premton për të përballuar një sezon të plotë futbollistik.

Emrat në krye të listës së Paolo Maldinit janë ata të Andrea Belottit dhe Dusan Vlahovic, megjithatë së fundi ka dalë në skenë edhe ai i holandezit 22-vjeçar Donyell Malen, i cili është pjesë e PSV Eind’hoven.

Sulmuesi që është edhe pjesë e kombëtares holandeze, ka për menaxher Mino Raiolën, i cili ka marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Milanit dhe palët kanë shfrytëzuar takimin për rinovimin e Ibrës, që të diskutojnë edhe për Malen.

Futbollisti i talentuar po luan sezonin e tij të katërt në nivel profesionit dhe në 110 ndeshje, numëron 51 gola, ndërsa klubi i PSV Eind’hoven synon të arkëtojë të paktën 40 milionë euro nga kartoni i holandezit.

Negociatat për Malen, mund të afrojnë edhe më shumë Milanin me Raiolën dhe mund të lehtësojnë edhe më tej rinovimin e kontratës me portierin Donnarumma, proces që ka mbetur pezull pikërisht prej pretendimeve të menaxherit të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat