Në Real të mërzitur për dështim me Betisin

Futboll

Në Real të mërzitur për dështim me Betisin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:17
Hazard

Reali ngeci në barazim mbrëmjen e kaluar ndaj Betis me shifrat 0-0. Një barazim që e largon disi nga gara për titull ekipin e Zidane, pasi Atletico dhe Barcelona kanë mundësi që të shkëputen tashmë. Në sfidën ndaj Betis, Reali humbi disa raste për shënim, sidomos në pjesën e dytë.

Pikërisht në fraksionin e dytë, për madrilenët u aktivizua edhe Eden Hazard, i cili u ritkhye nga dëmtimi. Belgu u mundua të krijonte raste dhe pati një mundësi të artë rreth minutës së 80’. Në lidhje me atë rast, ka folur portieri Courtois, i cili e njeh shumë mirë Hazard dhe i ka dhënë një këshillë të rëndësishme.

“Të vjen keq që Eden Hazard nuk goditi pasi bëri një driblim shumë të bukur, pasi e kishte mundësinë të shënonte.

Ai pa të lirë Vinicius dhe pasoi tek ai, por janë disa raste ku duhet të jesh egoist. Ka momente që Eden duhet vërtet të tregohet egoist, pasi i ka kapacitetet për ta vendosur vetë një ndeshje”, përfundoi Courtois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat