Van Persie: Do të kisha ngrënë këpucët e mia

Futboll

Van Persie: Do të kisha ngrënë këpucët e mia

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:03
Van Persie: Do të kisha ngrënë këpucët e mia

Robin van Persie u largua nga Manchester United për te Fenerbahce në 2015-ën.

Gjatë asaj vere, klubi turk ka luajtur një miqësore në Zvicër kundër Monaco-së dhe sulmuesi legjendar holandez është përballur për herë të parë me një djalosh shumë të talentuar që quhej Kylian Mbappe.

Duke folur për The Sun, ish-sulmuesi ka kujtuar momentin në të cilin ka kuptuar potencialin e sulmuesit aktual të Paris Saint-Germain.

“Quhej Mbappe dhe askush nuk kishte dëgjuar të flitej akoma për të në Europë”, ka thënë Van Persie. “Ne na kishin thënë se ishte një lojtar special në stol”.

“Ka luajtur vetëm 20 minuta, por në atë kohë ka qenë me të vërtetë shpërthyes, shumë i aftë. Ishte i një niveli tjetër. E shikova dhe u thashë të tjerëve në stol: ‘Nëse ku djalosh nuk bëhet një yll botëror, do të ha këpucët e futbollit që kam veshur'”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat