Ky mund të jetë formacioni i Realit?

Futboll

Ky mund të jetë formacioni i Realit?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:14
Ky mund të jetë formacioni i Realit?

Real Madridi dhe Chelsea sonte (e martë) e zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Alfredo Di Stefano Stadium”.

Trajneri Zinedine Zidane ka thënë se kjo ndeshje nuk është aspak e lehtë për skuadrën e tij.

Lajme të mira për Realin janë se Eden Hazard, Toni Kroos, Dani Carvajal dhe Raphael Varane janë gati për këtë ndeshje, kurse mungesat janë Federico Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Ferland Mendy. Mungesa e vetme e Chelseat në këtë ndeshje është Mateo Kovaqiq.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Nacho; Casemiro, Kroos, Modriq; Asensio, Benzema, Vinicius.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Werner; Havertz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat