Duro të ndodhi ky incident në Drenas, jep dorëheqje!

Futboll

Duro të ndodhi ky incident në Drenas, jep dorëheqje!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:27
Duro të ndodhi ky incident në Drenas, jep dorëheqje!

Kryetrajneri i Feronikelit nga Drenasi, Klodian Duro, është para një situate të sikletshme! 

Pas ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ndodhi një incident i pahijshëm, çka nënkupton se Duros nuk i mbetet gjë tjetër përveç që të ofrojë dorëheqje! 

Kur të ndërpritet deklarata duke e dhënë pas ndeshjes, atëherë nuk mbetet gjë tjetër aty, nuk ka atmosferë më!

“Me qenë si ti isha larguar menjëherë nga këtu. Nuk ke se çfarë lyp në Drenas më”, i ka thënë shefi i sigurisë së Feronikelit trajnerit Duro.

Humbja nga Arbëria me rezultat 1:0 ka elektrizuar shumë atmosferën të skuadra e Drenasit.

Çfarë do të ngjajë pas këtij incidenti të pakëndshëm dhe si do të veprojë kryesia klubit, mbetet të shihet,

Sigurisht trajneri dhe kryesia me gjakftohtësi do të diskutojnë këtë rast, por për Duron duket se nuk ka tjetër zgjidhje, veç dorëheqje ose do të shtyjë me zor edhe pesë ndeshjet fundit.

Feronikeli është në vend të gjashtë me 35 pikë dhe ka dy më shumë se Arbëria në pozitën e parafundit (i nënti) pas 31 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat