KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.
Temë e ditës ishte edhe data e përfundimit të edicionit 2020/21 të Superligës së Kosovës.
Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021.
Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021.
Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj. Ndërkaq, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj.