Naser Jasiqi - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës, kujton se si u tubuan forcat ushtarake të pushtuesit serb...

Futboll

Naser Jasiqi - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës, kujton se si u tubuan forcat ushtarake të pushtuesit serb...

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:13
Naser Jasiqi

Të jesh futbollist i Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh me pushkë në dorë kundër agresorit serb.

Vitet e 90-ta (1991-1999), vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, i cili u sulmua në çdo sferë nga regjimi serb.

Naser Jasiqi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej futbollistëve më të dëshmuar, duke luajtur me sukses për klubin me renome Vëllaznimi nga Gjakova dhe ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës. 

Image

KF Vëllaznimi, Naser Jasiqi është i gjashti në këmbë në të djathtë, në fushën e Llukarit në Prishtinë 

Si çdo sportist tjetër, edhe Jasiqi ishte i kërcënuar nga milicia serbe, megjithatë ai kurrë nuk u ndal duke luajtur në fusha të improvizuara në kuadër të Republikës së Kosovës.

Ish sulmuesi i spikatur kujton edhe një moment trishtues në dhjetorin e ftoftë të vitit 1997 në postbllokun e Komoranit, kur u maltretuan për 40 minuta nga milicia serbe.

“Ka shumë raste por me kujtohet një rast në vitin 1997, ku ishim duke shkuar në Prishtinë për përgatitje për Kombëtaren e Kosovës, ne ishim 4 veta që udhëtonim për çdo ditë për t’u përgatitur për Kombëtaren. 

Pas përgatitjeve afro 1-mujore do të udhëtonim për Gjermani konkretisht në Dyseldorf, në një turne te organizuar nga Diaspora.

Siç e potencova më lart ishim 4 veta që udhëtonim çdo ditë nga Gjakova për në Prishtinë.

Isha unë, trajneri Genc Hoxha, po ashtu edhe Bujar Guta dhe Luan Tabaku. 

Ishte dhjetor dhe situata shumë e tensionuar, një ditë kishte tensione nga ana e rajonit të Drenicës dhe ishte bërë një postbllok në Komoran dhe neve na ndalën milicia serbe, na i morën letërnjoftimet, na kontrolluan e na pyetën ku po shkojmë, ne ju përgjigjem: Se jemi kah shkojmë në një turne në Prishtinë, sepse duheshim t’ju tregonim se jemi kah shkojmë me luajt, pasi i kishim pajisjet sportive nëpër çanta.

Image

Ata na thanë që të prisnim në makinë, kemi prit për afër 40 minuta për të na liruar dhe për të na japë letërnjoftimet, që ata ende i kishin. 

Në ndërkohë na prisnim në makinë, filluan të grumbulloheshin shumë forca ushtarake me tanke, autoblinda etj. nuk di vetëm ne ishim të tmerruar dhe nuk dinim se çka do të bëhet me ne. 

Pas afro një ore na kanë sjell letërnjoftimet dhe na kanë liruar më shumë kërcënime e sharje. Kjo është një ndër shumë rastet që kemi përjetuar në ato vite”, tregon Jasiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Jasiqi është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe me një armatë sportistësh i rezistuan fuqishëm regjimit serb, duke e mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat