​Lingard zgjedh West Ham para Manchester United

Futboll

​Lingard zgjedh West Ham para Manchester United

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:24
Jesse Lingard

Ylli anglez është duke kaluar nëpër formë jetësore te “Çekanët”.

Mesfushori ofensiv i Manchester United, Jesse Lingard do të përpiqet që të bëjë transferimin e tij permanent te West Ham këtë verë, raporton “Eurosport”.

Ylli anglez ka treguar paraqitje të mira në gjashtëmujorin e parë të huazimit të tij te “Çekanët”, dhe dëshiron të qëndrojë nëse arrin të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.

Lingard ka qenë i frustruar gjatë kohës sa ishte te Manchester United për shkak të minutave të pakta në lojë, dhe tani dëshiron të vazhdojë të ardhmen te West Ham.

Raportohet se “djajtë e kuq” e vlerësojnë kartonin e Lingard rreth 22 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat