Inter gati të sfidojë më të mëdhenjtë e Europës

Futboll

Inter gati të sfidojë më të mëdhenjtë e Europës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:29
Inter gati të sfidojë më të mëdhenjtë e Europës

Antonio Konte është duke e dërguar Interin drejt titullit kampion.

Titull që mund të zyrtarizohet në datën dy maj, apo maksimumin tetë maj. Kështu, për t’i bërë një dhuratë teknikut të tyre që po i rikthen në majën e Serisë A, drejtuesit zikaltër janë të gatshëm të bëjnë përpjekjen e tyre për t’i bërë një dhuratë.

Fjala është për Serxhio Agueron, sulmuesin që është në fund të kontratës me Mançester Sitin dhe do të largohet me parametër zero.

Por, nuk do të jetë e lehtë për të bindur argjentinasin duke qenë se ai është në fokusin e Barcelonës ku ka edhe mikun e tij më të mirë Lionel Mesi, ndërsa edhe Çelsi me Juventus monitrojnë situatën e 32-vjeçarit.

Megjithatë, Inter nga ana e saj do të provojë ta joshë nëpërmjet projektit të ri duke i premtuar një rol si protagonist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat