De Bruyne: Sollën presion dhe në fund fituam

Futboll

De Bruyne: Sollën presion dhe në fund fituam

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:06
De Bruyne: Sollën presion dhe në fund fituam

Mesfushori belg te Man. Siti, Kevin De Bruyne, është më meritor për triumfin e Sitit në Paris, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Ai shënoi golin e parë dhe lejoi që Rijad Mahrez të godas gjuajtjen e lirë për 2-1.

“Ishim mjaft të mirë në 10 minutat e parë dhe ishte fati i keq që pranuam gol të hershëm. Pastaj lejuam që ata të krijojnë edhe disa gjysmë raste për gol. Pastaj ndryshuam qasjen në lojë dhr gjërat shkuan në kahje të mirë.

Në pjesën e dytë lëviznim më mirë në fushë dhe sollëm presion ndaj tyre. Them se goli i parë ishte fatlum, pasi që edhe unë nuk besoja se ajo do të përfundojë në rrjetë. Portieri mendoi se dikush do të prek topin, ndërsa ajo shkoi pa penguar në rrjetë.

Pastaj ishte më lehtë për ne dhe ashtu erdhi edhe goli i dytë. Mahrez më pyeti se a mund të godas, ndërsa unë me të parën iu përgjigja pozitivisht duke i thënë që të gjuajë nëse beson se mund të bëj ndryshim të rezultatit. Dhe kjo doli mjaftë mirë. Mirëpo asgjë s’ka përfunduar, pasi që është edhe një ndeshje dhe ne duhet të jemi edhe më të koncentruar në atë përballje,” tha mes tjerash De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat