Frashëri : Jemi shumë të motivuar, çdo ndeshje e kemi si finale

Futboll

Frashëri : Jemi shumë të motivuar, çdo ndeshje e kemi si finale

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:54
Frashëri : Jemi shumë të motivuar, çdo ndeshje e kemi si finale

Mbrojtësi i Drenicës, Erlis Frashëri beson se skuadra e tij është shumë e motivuar për ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica është larguar nga zona e barazhit pas barazimit pa gola ndaj Gjilanit në ndeshjen e djeshme.

Frashëri tha se ky barazim ndaj Gjilanit ishte pikë me vlerë për ekipin e tij.

“Po është e vërtetë, morëm një pikë më shumë vlerë ndaj Gjilanit, ne jemi të motivuar në çdo lojë për të marrë pikë, sepse çdo lojë e kemi si finale”, tha fillimisht Erlis Frashëri për ‘GazetaBlic Sport’.

Mbrojtësi i Drenicës poashtu foli për takimin e ardhshëm të klubit të tij ndaj Ballkanit, ku tha se do të jetë ndeshje e vështirë – por premton se skuadra e tij do të futet në ndeshje për të marrë rezultatin pozitiv”.“

Çdo ndeshje është e vështirë, ne do të futemi në lojë për të dhënë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. I kemi mundësitë, sepse e kemi tregu që kemi bërë lojë të mirë dhe me rezultat. Shpresojë të japim më të mirën dhe të marrim rezultat pozitiv edhe të ngjitemi sa më lartë në tabelë”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat