​“Djajtë e Kuq” ende në kontakt me Sanchon

Futboll

​“Djajtë e Kuq” ende në kontakt me Sanchon

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:42
Jadon Sancho

Gjiganti anglez po e monitoron situatën e yllit anglez.

Manchester United vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit Jadon Sancho, dhe thuhet se krerët e tyre ende janë në bisedime me agjentët e yllit anglez, raporton “90min”.

“Djajtë e Kuq” dështuan që ta transferonin Sanchon në verën e vitit 2020, por tani spekulohet që do të provojnë përsëri pas 12 muajsh që ta transferojnë atë në “Old Trafford”.

United ka kohë që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e 21 vjeçarit, i cili këtë sezon në 23 paraqitje në Bundesligën gjermane ka regjistruar gjashtë gola dhe 11 asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat