Ramos gati për Chelsean

Futboll

Ramos gati për Chelsean

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:06
Ramos gati për Chelsean

Real Madridi ka humbur një lojtar, por ka rikuperuar një tjetër.

Dani Carvajal sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur sezonin para kohe, pas një dëmtimi që pësoi në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Por, lajmi i mirë për Realin para ndeshjes së kthimit me Chelsean, është rikuperimi i kapitenit, Sergio Ramos.

Ai ka lënë prapa shqetësimet dhe të enjten është stërvitur bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale se do të jetë gati për sfidën e së mërkurës, raporton Gazeta Express. Zidane shpreson që për Chelsean, ta rikuperojë edhe Ferland Mendyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat